Ese fituese në kuadër të kampanjës globale “Mbro Arsimin Tonë”, e zhvilluar nga Save the Children.
Ta mendosh që një molekul mund të vështirësojë e bllokojë gjithë botën është vërtetë një mendim i tmerrshëm, e le më që ky mendim te jetë realitet ashtu siç ndodhi në muajin Mars të vitit të kaluar që nga fillimi i pandemisë duke izoluar gjithë botën dhe duke lënë pasoja të mëdha. Vit ky që ishte mjaftë sfidues për të gjithë ne, ku një sfidë e madhe ishte edhe ne fushen e arsimit. Kjo sfidë ishte mjaftë e vështirë, për shkollat, mësuesit, fëmijët dhe prindërit, të cilëve u duhej të përshtateshin me metodën e re të mësimdhënies dhe të të nxënit në kushtet e imponuara nga pandemia COVID-19. Njëra prej masave shtrënguese për ta parandaluar përhapjen e Covid-19, në të mirën tonë ishte kalimi i mësimit në mënyrë virtuale por që në vendin tonë kushtet për ta zhvilluar mësimin në këtë mënyrë ishin mjaftë të dobëta dhe shumë fëmijë ishin në rrezik të lënies pas dore. Ku më e vështira ishte për fëmijët që për herë të parë do vijojnë mësimet. E ëndrra që kishin krijuar se si do të njihen me nxenësat e tjerë e me mësues mbeti të takoheshin në mënyrë virtuale. Vështirësi kishte edhe në shpjegimin e disa mësimeve poashtu edhe në plotësimin e disa detyrave, derisa u mësuam me atë qasje për ne ishte mjaftë problematike.
Mësimi në mënyrë virtuale u transmetua me video- ligjërata në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK). Në këtë drejtim, krahas videove të transmetuara, mësimdhënësit shfrytëzuan edhe platforma të ndryshme elektronike siç janë ZOOM, Skype, Google Meet, dhe Google Classroom, për të ndarë detyrat e shtëpisë dhe materialet e tjera mësimore, si dhe mundoheshin qe mesimet ti benin edhe me të qart. Shpjegimi i disa lëndeve ishte më i vështirë për t’u kuptuar, si shembull i kesaj ishin matematika, fizika, kimia. Ku për të kuptuar një detyrë me formula ishte e nevojshme të përseritej disa herë. Duke filluar nga shkaqe të ndryshme që pavarësisht dëshires së madhe qe kemi pasur për të vazhduar mësimin ne bankat shkollore, rrethanat e bënin të pamundur poashtu e pamundur ishte edhe qe të jesh aktive në secilen orë që zhvillohej.
Leave a Reply